Dhëmbët e bardhë janë një tipar tërheqës në shoqëri dhe sigurisht kujdesi ndaj tyre gjithmonë është i madh.
Mënyra më e lehtë për ti mbajtur dhëmbët tuaj të bardh, janë disa procedura të cilat janë përdorur ndër vite nga shumica prej nesh.
Një studim thotë se gati 90 përqind e pacientëve me dhëmbë të çrregulluar gjithashtu kërkojn zbardhjen e dhëmbëve në dekadën e fundit.
Disa nga mënyrat për të arritur dhëmbë të pastër dhe të bardhë janë, shkruan The Indian Express, transmeton Klankosova.tv.
Shmangni pirjen e shumë çajit, kafes, verës së kuqe, apo edhe frutave që mund të shkaktojnë njollosje të dhëmbëve. Sidoqoftë, ato mund të trajtohen plotësisht vetëm me procedurat e zbardhjes.
Soda e bukës ka veti zbardhuese natyrore, kjo është arsyeja pse është një përbërës popullor dhe përdoret si pastë e dhëmbëve. Ky është një produkt që do të zbardhë dhëmbët tuaj dhe gradualisht do të vini re një ndryshim në pamjen e dhëmbëve.
Një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të jetë e mirë si për trupin tuaj ashtu edhe për dhëmbët tuaj. Edhe pse nuk janë një zëvendësues për larjen e dhëmbëve, frutat dhe perimet e freskëta dhe të papërpunuara mund të ndihmojnë në fshirjen e pllakës gjatë përtypjes. Luleshtrydhet dhe ananasi janë dy fruta që pretendohet se ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve tuaj.
Larja e rregullt e dhëmbëve dhe pastrimi i tyre mund t’i ndihmojë dhëmbët tuaj të qëndrojnë të bardhë duke zvogëluar bakteret në gojë dhe duke parandaluar grumbullimin e pllakave.