Dy persona janë gjetur të vdekur në banesat e tyre gjatë ditës së premte në Prishtinë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se një person në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur nga policia.
Po ashtu në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, një tjetër person është gjetur pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
Të dy rastet po cilësohen si vdekje të dyshimta.