Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2,941 teste të kryera, 70 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 persona.
Numri total i rasteve aktive është 366.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.
Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.