Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mblodhi sot kabinetin qeveritar në Prevallë, ku është prezantuar dhe është diskutuar drafti i programit qeverisës.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se u në takimin e sotëm të Qeverisë janë definuar tri çështje.
Sipas tij, bëhet fjalë për përmbylljen e programit qeverisës 2020 – 2023, diskutimin e problemeve që kanë gjetur në secilën ministri dhe dakordimin për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren.
Postimi i plotë i Hotit;
“Sot në Sharr, në takim pune të Qeverisë, definuam tri çështje:
1. Përmbyllëm Programin Qeverisës 2020- 2023, që është program ambicioz por realist,
2. Diskutuam problemet që kemi gjetur në secilën ministri, që janë shqetësuese dhe në shumicën e rasteve me pasoja financiare për shtetin dhe për qytetarët dhe
3. U dakorduam për masat e menjëhershme që duhet të ndërmarrim”, ka shkruar Hoti.