Mbi 2 milionë persona të prekur në botë nga koronavirusi

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri në botë ka prekur shifrën 2 milionë, është thënë në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Deri më tani mbi 600,000 raste janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, derisa më shumë se 128,000 persona kanë vdekur në nivel global.

Numri real i të infektuarve ka mundësi që është shumë më i madh, pasi shkalla e testimeve varet nga vendi në vend.

Një milion raste të reja të të infektuarve është thënë të jenë shtuar në më pak se dy javë.