Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë sot në një sulm me armë në rezidencën e tij private, thuhet në një deklaratë të kryeministrit Claude Joseph, përcjell BBC-ja.
Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur, të paidentifikuar deri më tash, në orën 01:00 të ditës së mërkurë.
Po ashtu u raportua se në këtë sulm u plagos Zonja e Parë e vendit.
Jovenel Moise, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti.
Moise dhe zyra e tij kohëve të fundit janë përballur me akuza për korrupsion dhe shpesh u sfiduan me protesta anti-qeveritare.