Fjalët prekëse të djalit të Kadri Veselit për vdekjen e gjyshit të tij

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit ka reaguar për vdekjen e gjyshit të tij, Fazliut.

Klestori në një postim në Instagram ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e gjyshit të tij.

Ai ka thënë se Fazliu ka luftuar një betejë të fortë e ka mbajtur një qëndrim burrëror kur edhe në prag të vdekjes ktheu në vendlindje djalin e tij.

“Luftove një betejë të fortë, mbajte një qëndrim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheeve birin tënd në vendin e vet e mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellësh një të mirë të fundit! Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Klestori.

Për vdekjen e babait të Kadri Veselit kanë shprehur ngushëllime një numër i madh i figurave publike.