10 raste janë regjistruar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1580 teste, ndërkaq janë shëruar 12 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.
Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.