Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.325, derisa në total janë infektuar 107.749 persona.
MSH-ja bën të ditur se janë kryer 1.933 testime, derisa në total në vend për COVID-19 janë testuar 671.056 persona.
Në Kosovë 2.258 pacientë kanë vdekur nga COVID-19. Aktualisht janë 166 raste aktive në nivel vendi.