Një i vdekur dhe 21 raste me COVID-19 sot në Kosovë
Një person ka vdekur dhe 21 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu ka informuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit janë kryer 2.114 testime ndërkaq janë konfirmuar 111 persona të shëruar.
“Nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.454. Në total numri i rasteve aktive është 832″, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.