I shqiptuan gjobë, burri nga Istogu i sulmon policët

Një burrë nga fshati Serbobran i Istogut ka sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë, pasi ata i kanë shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

“Fsh. Serbobran, Istog 04.06.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit, derisa njësiti policor i ka  shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik,  i ka fyer dhe sulmuar zyrtaret policorë dhe njërit prej zyrtarëve i ka shkaktuar lëndime trupore.  Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.