Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 511 persona me virusin COVID-19 aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë e 466 persona teksa kanë humbur jetën dy mijë e 244 pacientë.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 103 mijë e 711 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan shtatë raste të reja, një viktimë dhe 147 pacientë të shëruar.