Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer, bashkë me ambasadorin amerikan, Philipp Kosnett, ka pritur në të takim Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetarin Lutfi Haziri si dhe Avdullah Hotin nga ky subjekt politik.
“Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tone”, thuhet në komunikatë.
“Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve”.
Në këtë takim bëhet me dije se është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.