Gërxhaliu: Shqipëria të ndjek modelin Maqedoninë Veriore për heqjen e taksës rrugore

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha për Gazeta Stop se Shqipëria po përgatitet me të madhe për sezonin turistik dhe turistët, ku edhe këtë vir, turistët nga Kosova do të jenë me numrin më të madh.

“Në këtë drejtim ankesa kryesore e kosovarëve është taska rrugore për Rrugën e Kombit dhe tani është koha që të hiqet kjo taksë dhe kjo të i kaloj të kaluarës,” tha ai.

Sipas Gërxhaliut, Shqipëria duhet të marrë modelin e vendeve të rajonit, në këtë rast Maqedoninë e Veriut, e cila vendosi që për të tërhequr turistë, hoqi taksën në vlerë prej 2.8 milionë euro, vetëm për Serbinë, në shenjë falënderimi për ndihmën që ky vend i ka dhënë Maqedonisë Veriore në kohë pandemie, për vaksinim.

“Prandaj dy shtete të një kombi të ndarë duhet të bëjnë më tepër për afrim ekonomik dhe në eliminim të barrierave, me qëllim të përafrimit të interesave të dy vendeve dhe të një kombi”, thekson njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu.


Një vendim i tillë, sipas tij, duhet të realizohet nga dimensioni ekonomik, por edhe politik e psikologjik.