Dhimbja e duarve del në pah gjithmonë kur njeriu ka probleme muskulare.
Duart janë ndër pjesët e trupit që vihen në punë më shumë.
Kjo i bën ato një shënjestër të lehtë të dhimbjes.
Kurat natyrale kundër dhimbjes së duarve
Uji i ngrohtë
Mbajini duart në ujë të ngrohtë për 15 deri në 20 minuta disa herë në ditë.
Uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt nga ku buron dhimbja.
Menjëherë pas nxjerrjes nga uji, thajini duart dhe lyejini me krem që t’i zbusni ato.
Pirja e ujit
Uji është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe heqjen e toksinave të akumuluara në muskuj.
Sipas të dhënave uji hidraton ligamentet dhe lehtëson lëvizshmërinë e duarve.
Në këto raste, rekomandohet të pini 10-12 gota me ujë në ditë që të hidratoheni siç duhet.
Duart kanë nevojë për pushim
Pushimi është një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar dhimbjet e duarve.
Mos ushtroni presion ndaj tyre dhe mos bëni asgjë që të shtojë dhimbjet.
Kompresat e ftohta
Sipas të dhënave kompresat e ftohta janë efikase kundër të gjitha dhimbjeve, përfshirë ato të duarve.
Vendosni kompresa në duar dhe mbajini për 10-15 minuta disa herë në ditë.
Kompresa mund të përgatitet duke vendosur kuba akulli në një qese plastike të cilën mund ta mbështillni me peshqir përpara se ta vendosni mbi zonën e prekur nga dhimbja.
Masazhi i duarve
Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, bëni masazh special për duart.
Një masazh i tillë mund të jepet vetëm nga një profesionist, i cili identifikon lehtë burimin e dhimbjes.
Një masazh i tillë duhet bërë një herë në ditë deri sa dhimbja të shuhet.
Nëse dhimbja zgjat shumë ditë, konsultohuni me një mjek profesionist. /AgroWeb.org/