Javëve të fundit, ka pasur rënie të vdekjeve por edhe të rasteve pozitive me COVID-19. Rënia e numrit të të infektuarve ka ulur edhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spitalet e Kosovës.
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 12 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në 24 orët e fundit, raportohet edhe në këtë spital janë shëruar dy pacientë të cilët ishin të infektuar nga COVID-19.