Vrasja në Pejë – dyshohet se dorasi tentoi t’ia dhunonte të bijën viktimës, mësohet edhe identiteti i tij

Një vrasje ka ndodhur sot në lokalin “Zhara” në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, rreth orës 15 e 35 minuta.

Siç ka mësuar Sinjali, i vdekuri nga arma e zjarrit dyshohet se është Beqir Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Beqir Kastrati.

I ndjeri mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë për tentim-dhumimin ndaj vajzës së tij, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xhevdet Januzi i cili më pas e kishte vrarë.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.