Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tha se kanë qenë proaktiv gjatë periudhës së pandemisë duke marrë pjesë aktive në hartimin, draftimin e planeve emergjente, gjithashtu edhe në hartimin e pakos së rimëkëmbjes.
Ai tha se BQK-ja është këshilltar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe janë të gatshëm dhe në dispozicion për të suportuar sa herë që kërkohet për të dhënë kontributin e tyre.
Sa u përket opsionet e rimëkëmbjes, kemi një ligj për rimëkëmbje ekonomike, cili është kontributi, pozicionimi dhe mbështetja e BQK-së në këtë ligj?
“Ne kemi qenë proaktiv gjatë gjithë periudhës, prej se ka fillu pandemia, kemi marrë pjesë aktive në hartimin, draftimin e planeve emergjente, gjithashtu edhe në hartimin e pakos së rimëkëmbjes që më pastaj kaloj në Kuvend, në dhjetor si ligj i rimëkëmbjes dhe ne vazhdojmë të jemi proaktiv. Ju e dini me ligj Banka Qendrore është këshilltar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe në dispozicion për të suportuar sa herë që kërkohet për të dhënë kontributin tonë, duke pasur parasysh faktorët dhe të dhënat që kemi në dispozicion, duke pasur parasysh se sektori financiar është një prej atyre sektorëve që përpos që ka arritë t’i tejkalojë rreziqet ka vazhduar të jetë një promotor ose kontribut dhënës në rimëkëmbjen ekonomike në vend. Përkundër kësaj vazhdon të ketë një pëerqindje të lartë të likuiditetit, mund të them me bindje të plotë që ky sektor është i gatshëm që të ketë rol kyc sa i përket procesit të rimëkëmbjes dhe njëkohësisht ligji i rimëkëmbjes i lë një vend të rëndësishëm sektorit bankar në rimëkëmbje. Kjo për arsye se, një ndër dy pikat që përmenden në këtë ligjin e rimëkëmbjes kanë të bëjnë me rritjen e normës ose përqindjen e garantimit të kredive nga 50 në 80%, njëkohësisht edhe subvencionimin e normës së interesit”, tha guvernatori Mehmeti në ‘Ekonomiks’ në RTK.
Sa i përket cështjes për fondin për garantimin e kredive është tregues pozitiv në shifrat që publikohen rreth garantimit të kredive, por është edhe një e mirë tjetër që psh. nga 7 mijë kredi që i ka garantuar ky fond janë vetëm 24 kredi të kqija. Pra pandemia nuk është se ka ndikuar aq shumë tek bizneset për kthimin e kredive në kohë.
“Ne kemi qenë shumë proaktv kur kemi marrë masa për ta evituar këtë, do të thotë duke filluar nga procesi i shtyerjes së këstit të kredive pastaj edhe te udhëzimi për rikonstrukturim, janë faktor që kanë ndikuar ta ruajm likuiditetin edhe të bizneseve por edhe të sektorëve bankare. Për këtë arsye kemi këtë përqindje. Ne i shohim analizat në vazhdimësi dhe shohim se kemi pritje, sidomos në sektorin e gastronomisë kemi një rritje të lehtë të kredive performuuese në të ardhme por që nuk do të jenë të papërballueshme për sektorin bankar.”
Sa i përket diasporës, meqë dhe varemi nga ta duhet të u ofrojmë kushte me të mira edhe për të bërit biznes, diaspora tek investimet e huaja direkte merr pjesë në investitor por jo në masën dëshirore. Pse nuk po arrijmë të kemi një ofertë për të tërhequr investime nga diaspora në sektorë prodhues në vend?
“Investimet e huaja direkte, edhe pse në periudhë të pandemisë kanë shënuar rritje rreth 34.5% por kryesisht rritja e investimeve të huaja direkte është tek shërbimet financiare, po flasim për vitin 2020 prej 14 milionë përafërsisht sa kanë qenë kanë shkuar në 84 milionë, ndërkaq te sektori i patundshmërisë kemi një rënje të investimeve të huaja direkte. Nëse e shohim si strukturë të investimeve direkte gjithomë duhet të kemi parasysh se cka merren për bazë ose elementet që e konstruktojnë investimet e huaja direkte dhe pritjet tona janë që ne duhet të kemi sa më shumë investime të huaja në fushën e prodhimit me qëllim që ta ndrrojmë strukturën e ekonomisë, e që kjo mund të adresohet me Ligjin e Rimëkëmbjes.”
Duhet të ketë një ofertë nga qeveria për investimet e huaja edhe ato direkte edhe të tjera?
“Kjo lidhet me ligjin e rimëkembjes, besoj që këtu duhet t’i adresojmë. Ligji i rimëkëmbjes afekton shumë ligje të tjera të cilat i bëjnë apo joshin investimet e huaja. Tash kur flasim për remitenca i kemi 980 milionë euro remitenca, prej atyre që vijnë në Kosovë kryesisht pjesa dërmuese e tyre shkojnë në konsum. Kjo ndodhë për shkak të një ndërlidhje familjare, mërgimtarët që kanë lidhje familjare dhe është shumë e rëndësishme për vendin. Do të shkojmë në fazën tjetër që t’i joshim ose t’i bëjmë politikat atraktive për investitorë të huaj , në këtë rast edhe për diasporën që ne kemi nevojë edhe për paranë e tyre por edhe për investime e tyre.”.