Drejtoria e Policisë Rrugore në Shqipëri, ka nxjerrë së fundmi një vendim në lidhje me qarkullimin e mjeteve që i ka përfunduar afati i kontrollit teknik.
Përmes urdhrit të siguruar nga abcnews.al, do të lejohet të lëvizë çdo mjet që ka autorizim edhe nëse i ka skaduar afati i kontrollit teknik, megjithatë nuk do të tolerohet askush pa sigurim.
Rrjedhimisht, çdokush që ka një siguracim të skaduar duhet ta rinovojë atë, ndërsa deri në përfundimin e krizës së koronavirusit policia nuk do të nxjerrë probleme për kontrollin teknik. /AbcNews/