924 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 924 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,057 tiketa trafiku.

Janë shkaktuar 17 aksidente trafiku me dëme materiale e 16 me të lënduar dhe janë arrestuar 12 persona e janë dërguar në mbajtje gjashtë persona.