Chelsea “blindon” vendin e katërt në Premier League (61 pikë, 6 më shumë se West Hami), pozicion që e çon në Champions sezonin e ardhshëm, duke e dërguar Fulhamin me njërën këmbë në Championship.
Në derbin londinez (2-0), të zhvilluar në “Stemford Bridge”, skuadra e Thomas Thuchel dominoi në lojë, duke e gjetur rrjetën dy herë me të njëjtin auor, Kai Havertz, i transferuar te blutë e Londrës në shtator të vitit të kaluar nga Bayer Levekuseni.
21-vjeçari e realizoi golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të, i shërbyer nga Maison Mount, ndërsa të dytin personal dhe të krejt takimit e sigloi sapo nisi pjesa e dytë, pas bashkëpunimit me bashkëkombësin e tij, Timo Werner. Fulhami ishte i pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e lojës, edhe pse pati më shumë se 40 minuta lojë në dispozicion deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit Friend.
Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundit, Fulhami mbetet në kuotën e 27 pikëve, 9 më pak se Newcastle, që luan këtë të diel përballë Arsenalit.