Mbi 8 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

8 mijë e 567 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Prej marsit të vitit të kaluar kur u shënuan rastet e para pozitive edhe në vendin tonë e deri më sot, numri total i rasteve pozitive është 105 mijë e 375 raste nga 536 mijë e 708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri sot ka pasur një numër të madh edhe viktimash. 2 mijë e 178 raste të vdekjes u shënuan deri sot.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94 mijë e 630 raste.

Në Kosovë, tashmë veçse ka filluar vaksinimi antiCOVID. Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka premtuar një kontingjent të ri vaksinash që tha se vijnë së shpejti.