Paris Saint-Germain ka fituar 2-1 përballë Lens në kuadër të javës së 35-të në Ligue 1.
Parisienët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh nga minuta e parë.
Mirëpo, goli erdhi në minutën e 33-të, kur Julian Draxler dhuroi një asistim magjik te Neymar, që kaloi vendasit në epërsi.
45 minutat e dytë ishin edhe më intensiv, derisa kishte momente që luhatej fitorja e PSG-së.
Në minutën e 59-të, skuadra nga Parisi ia doli të shënonte edhe golin e dytë me anë të Marquinhos, derisa Neymar ishte në rolin e asistuesit.
Lens bëri që fitorja e PSG-së të ishte më e vështirë, pasi shënuan nëpërmjet Ganagos (61′) që u asistua nga Kalimuendo.