5 të vdekur nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur pesë persona si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (ISHKPK) ka bërë të ditur se janë shënuar edhe 187 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shëruar 456 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.