Në klinikat me COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.
Në një njoftim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thuhet se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 571, ku prej tyre, 461 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 439 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, transmeton Klan Kosova.
Këtu më poshtë keni shifrat e të gjithë pacientëve në QKUK dhe spitale:
Në QKUK janë të shtrirë 230 pacientë:
13 prej tyre në gjendje të rënduar
169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
185 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 86 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 44 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1pacientë
Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë:
22 prej tyre në gjendje të rënduar
292 të konfirmuar pozitivë
254 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 81 pacientë
Spitali i Gjilanit, 48 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë