8 të vdekur nga koronavirusi

Tetë persona me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2061.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73 vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 498 raste positive nga gjithsej 2835 mostra të testuar.

Numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 641 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste.

Numri i rasteve aktive në vend është 12.609.