Ka vdekur edhe babai i 15 vjeçarit që kishte mbetur i vdekur në ngjarjen tragjike që ndodhi në Gradicë të Drenasit disa ditë më parë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Shefi i Intensivës, Shaqir Uka.
“S’ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga arma e zjarrit. Ai ka ndërruar jetë në orën 16:30”.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit ku në vend kishte mbetur i vdekur 15 vjeçari A.M, derisa i plagosur kishte mbetur babai i tij B.M. (që ndërroi jetë sot).
Të njëjtit dyshohet se janë plagosur nga fqinjtë e tyre (po ashtu babë dhe bir) pas një mosmarrëveshje lidhur me malin e fshatit, por motivi i saktë i ngjarjes nuk dihet akoma.
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për këtë rast të cilët një ditë pas ngjarjes ishin dorëzuar në Polici.