E goditi me veturë policin, shpallet në kërkim Driton Podrimqaku

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Driton Podrimqakun, nga Novosella e Pejës.

Podrimqaku dyshohet se e ka goditur me veturë një polic, duke kryer “Sulm ndaj personit zyrtar”.

I dyshuari posedon një veturë të tipin “VW Tiguan”, ngjyra e hirit me targa 03 990 GB.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me se policia kishte shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, por se ai e kishte sulmuar një polic duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e zyrtarit policor është stabile.

Qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e 41 vjeçarit ta njoftojë Policinë e Kosovës në numrat e telefonit:

192 ose 0800 19 999. ose 038 432 327- Drejtoria Rajonale në Pejë.

Informatat mund të jepen edhe në e-mail adresën: info@kosovopolice.com.