Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 7 mijë e 20 vaksina Pfizer, ndërsa ka paralajmëruar se ditëve tjera do të arrijnë edhe vaksinat ruse Sputnik V.
Rama thotë se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë.
“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund”.
“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”.
“Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”.