Presidentja Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Me këtë rast, ajo e ka përgëzuar Abdixhikun për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.
“Sigurova Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të veçantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve”.
“Me Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror”.