Votoi për mbylljen e Kosovës, ministri Liburn Aliu bën fushatë në Shqipëri

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka votuar pro propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbyllje për shkak të COVID-19.

Ani pse ky votim ishte vetëm 5 ditë më herët, Aliu sot u shfaq në Shqipëri duke pirë kafe.

Përveç kafe, Liburn Aliu mori pjesë në fushatë zgjedhore atje, duke pasur kontakt me qindra persona.

Sidoqoftë, Qeveria ka mbyllur kafenetë dhe qendrat tregtare me qëllim uljen e rasteve, mirëpo kjo ka ndikuar që shumë qytetarë të dalin në Shqipëri.