Nëntë persona kanë vdekur e 680 raste të reja janë paraqitur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.086 testime në mbarë Kosovën.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”.
Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.