Më 1 Prill bëhen një vit prej se u largua taksa 100% për produktet serbe e boshnjake.
E njëjtat, po atë ditë u zëvendësua me masën e Reciprocitetit nga Qeveria e parë e Albin Kurtit.
Por, edhe vendimi i Kurtit, që erdhi si zëvendësim të vendimit të Ramush Haradinajt të marrë më 2018, u largua tërësisht vetëm pas dy muaj nga Qeveria e Avdullah Hotit.
E nga Doganat e Kosovës, thonë që këto dy masa, taksa dhe reciprociteti zvogëluan dukshëm importin e mallrave serbe e boshnjake në Kosovë.