Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani, nuk i kanë kërkuar votën kësaj partie për votimin e Qeverisë dhe të presidentit.
“Ne kemi mirëpritur mundësinë me biseduar me fituesit e zgjedhjeve me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre propozim, kërkesë, marrëveshje politike për të votuar presidenten ose qeverinë, nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim, nuk jemi pjesë e një marrëveshje për votimin e kandidates për presidente.
Kemi parë qëndrimi e LDK-së, është një marrëdhënie e re në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por sa i përket Aleancës nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Haradinaj.
Haradinaj, në konferencë për media sot doli të flas për rritjen e çmimit të energjisë.
Me ç’rast ka thënë se duhet të rishikohet i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike, ndërkohë që bëri i thirrje qeverisë që të ndërmarrë veprime të menjëhershme që mos të lejojë të ndodh rritja e çmimit të energjisë.