Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 901 pacientë.
Sipas SHSKUK-së, 731 prej tyre janë raste pozitive me COVID-19 teksa 81 pacientë janë në pritje të rezultateve, njofton Klan Kosova.
32 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Raporti i plotë i SHSKUK-së:
901 pacientë të hospitalizuar, 731 të konfirmuar me COVID-19
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID- dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 901 pacientë, në bazë të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 31 mars 2021.
731 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve
32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë:
321 të konfirmuar me Sars Cov-2
14 në gjendje të rënduar
311 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 116 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 87 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 50 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 524 pacientë:
410- të konfirmuar pozitivë
18- në gjendje të rënduar shëndetësore
373- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 129 pacientë
Spitali i Gjakovës, 85 pacientë
Spitali i Pejës, 83 pacientë
Spitali i Gjilanit, 104 pacientë
Spitali i Ferizajt, 62 pacientë
Spitali i Mitrovicës,37 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë