Ajo është zhvendosur që disa javë në Australi për shkak të angazhimeve të reja.
Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila momentalisht është duke qëndruar në Sidnei.
Kjo pas përzgjedhjes si gjyqtare në “The Voice of Australia”, gjersa po vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale.
Derisa pak ditë më parë solli disa imazhe nga një studio muzikore, ku edhe po punon për këngën e re, biondja po shijon edhe ca rreze dielli.
Së fundmi, 30 vjeçarja ka publikuar disa fotografi në bikini teksa po argëtohet edhe mjaft shumë.
“Është bukur sot. Shumë falënderuese”, ka shkruar ajo.
Rita ndërkohë shfaqet në një palë bikini ngjyrë bezhë, ndërsa vjen e mrekullueshme pa makijazh.
Ora po shijon edhe suksesin e projektit të fundit të quajtur “Bang”, që ka arritur mbi 20 milionë dëgjime në Spotify.