Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë zyrtarët e kësaj partie që sot dorëzuan mandatet e tyre te pasardhësit politikë, duke thënë se me këtë u konfirmua se LDK-ja është shembull dhe kulturë për skenën politike të vendit.
Abdixhiku, në një postim në Facebook ka thënë se, partia që ai drejton tregoi klasë dhe respekt.
Postimi i plotë:
Falënderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politikë. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës. I falënderoj të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë.
Ndryshe, pas zgjedhjes së Qeverisë së re, sot janë bërë dorëzim-pranimet e detyrave nëpër ministri, si dhe ajo e dorëzim-pranimit të detyrës nga Avdullah Hoti te kryeministri i ri, Albin Kurti.