Propozohet që shkollat të shkojnë në pushim njëjavor, të mërkurën merret vendimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar për  përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe ata të Sindikatës së Arsimit për të diskutuar për çështjen e numrit të rasteve me koronavirus nëpër institucionet arsimore.

Zemaj pas takimit ka thënë se është propozuar që të shkohet një javë në pushim, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të merret të mërkurën, njofton KlanKosova.tv.

“Kemi ardhur në disa konkluzione që nesër do të vlerësohen dhe do të merret vendimi përfundimtar që të kemi shkuarje të parakohshme në pushim në të gjitha nivelet arsimore. Interesimi ynë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, është shprehur Zemaj.

“Gjatë kësaj jave të bëhet vlerësimi nga Ministria e Arsimit dhe të koordinohemi dhe të shohim në javën tjetër a mund të vazhdojmë ë me mësimin online apo të ketë ndërprerje dy javore që të ulet numri i rasteve pozitive”.

Zemaj është shprehur se situata me COVID-19 në vend është nën kontroll.