Shtatë të vdekur nga koronavirusi

Shtatë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

IKShPK njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat:

“Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.