Meqenëse koronavirusi është sëmundje e re, simptomat ende janë temë e cila nuk është e hulumtuar në tërësi
Shkencëtarët e New York University me analizën e 53 mostrave të pacientëve të hospitalizuar nga qyteti Wenzhou në Kinë kanë zbuluar edhe simptoma të reja.
Megan Coffee, infektologe dhe udhëheqëse e këtij studimi, ka thënë që studimin e kanë bërë për t’u ndihmuar mjekëve që më lehtë të identifikojnë kujt prej atyre rasteve të buta mund t’i përkeqësohet gjendja.
Pra, tri simptoma të koronavirusit të cilat i kanë zbuluar tek ata me inflamacion serioz të mushkërive kanë qenë:
Rritja e aminotransferazës
Faktori i parë është ngritja e lehtë e alaninës së aminotransferazës (ALT), enzimë e cila është e pranishme në qelizat e mëlçisë.
Koncentrimet e ngritura të këtyre enzimave flasin për shkatërrimin apo dëmtimin, në rend të parë, të mëlçisë (infeksioni akut apo dëmtimi toksik i mëlçisë cirroza apo kanceri i mëlçisë) dhe infarkti imiokardit.
Dhembjet e thella në muskuj
Faktori i dytë e rrezikshëm janë dhembjet e thella në muskujt të njohur si mialgji. Mialgjia shfaqet për shkak të faktorëve të ndryshëm etiologjikë: lëndimet, traumat, punës intensive fizike dhe të lodhshme. Gjithashtu shfaqet pas incidentit akut të dhembshëm në muskujt përkatës.
Sipas raportit të SZO-së, rreth 15 për qind të të gjitha rasteve të shënuara të coronavirusit kanë ndier dhembje në muskuj dhe nyja, transmeton Telegrafi.
Këto dhembje i shkaktojnë citokinet, kimikate të cilat trupi i liron me rastin e përgjigjes ndaj infeksionit.
Hemoglobina e rritur
Faktori i tretë është niveli i ngritur i hemoglobinës, proteinë e cila transporton oksigjenin në gjak.
Nëse pacienti është në gjendje posaçërisht të rëndë për shkak të koronavirusit, ngrihet prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut në mënyrë që të kompensojë mungesën kronike të oksigjenit për shkak të punës së keqe të mushkërive.
Hulumtuesit thonë që nëse këta tre faktorë njëkohësisht janë të pranishëm, është shansi i madh që të arrihet deri te komplikimet. Nëse shfaqen veç e veç, nuk ka arsye për panik.
Burimi: www.sciencedaily.com