Vdes një 37 vjeçar nga koronavirusi

Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në mesin e të vdekurve është edhe një 37 vjeçar nga Peja, transmeton Klan Kosova.

Sipas raportit 24 orësh të IKSHP-së rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në vend me koronavirus ka arritur në 70.185 raste, kurse i vdekjeve në 1.616.

Ndërkaq, të shëruar janë gjithsej 60.333 persona kurse raste aktive 8.236.