Fillon numërimi i 56 mijë zarfeve me fletëvotime me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mëngjesin e së martës ka nisur numërimin e votave me postë. Siç ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në këtë grup hyjnë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime.

Ai para mediave ka thënë se pas përfundimit të këtij numërimi shënohet faza përfundimtare para daljes me rezultatet përfundimtare.

Elezi ka thënë se po punojnë maksimalisht që të shpallin rezultatin zgjedhor.

“Është e vështirë ta themi se sa ditë do të na duhet për numërimin e këtyre fletëvotimeve, sepse janë 56.610 zarfe me fletëvotime, janë 45 tavolina në të cilat do të numërohen këto vota”, tha Elezi.