Qeveria po planifikon masa të rrepta për qytetarët dhe bizneset nga 8 marsi?

Nga java e ardhshme, ka shumë gjasë që qytetarët nuk do të mund të lëvizin gjatë gjithë kohës e as kafiteritë nuk do të punojnë me orarin që kanë tani.

Qeveria e Kosovës pritet të ashpërsoi masat kundër pandemisë si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve.

Gazeta Infokus mëson se tashmë është duke u diskutuar në Qeveri për një version të masave të reja të cilat do të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe aktivitetet e bizneseve ngjashëm me vendet e tjera Evropiane.

Ky vendim pritet të merret të premten pas rekomandimeve të komisionit për vlerësimin e gjendjes pandemike në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas informatave, masat do të mund të hynë në fuqi nga 8 marsi ndërsa do të jenë të vlefshme në të gjithë vendin.