Dyshohet për sulm kibernetik në Ministrinë e Financave, Policia jep detaje

Ministria e Financave dyshohet se ka pasur një sulm kibernetik, konkretisht në Departamentin e Tatimeve.

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur” tha Borovci.