Para pak minutash është djegur vetura e deputetit të Vetevendosjes, Mefail Bajqinovci.
Gazeta Blic ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Vetura është djegur para hyrjes së baneses së tij, në Lagjen “Arbëri” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se edhe një veturë tjetër që ka qenë afër saj është prekur nga zjarri.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targa vendore të përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë“, tha Ahmeti.
Ajo njoftoi se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.