Është gjetur pa shenja jete mësimdhënësit nga Komuna e Rahovecit, Naim Gashi.
Gashi dyshohej se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, ndërsa për rreth një muaj rresht shumë pjesëtarë të FSK-së, e qytetarë ishin në kërkim të tij.
Njoftimin për gjetjen e Gashit e bëri i pari i Rahovecit, Smajlt Latifi, transmeton lajmi.net.
Latifi tha se ekipi i FSK-së, njësia për kërkim-shpëtim tash e sa ditë ishin në terren për gjetjen e Gashit.
Latifi i shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të mësimdhënësit.
Njoftimi i plotë:
Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq.
Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre.
Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi!
Në vend të ngjarjes janë edhe ekipet e
Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin!
Ngushëllime!.