Avokati i Veselit: Prokuroria ka humbur objektivin kryesor

Ben Emerson, avokat i Kadri Veselit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka thënë se Prokuroria e Specializuar po përpiqet që ta pengojë mbrojtjen që ta bëjë punën e saj.

Lidhur me dorëzimin e dosjes paragjyqësore nga ana e prokurorisë, Emerson është shprehur se bëhet fjalë për entuziazëm të prokurorisë, njofton Klan Kosova.

“E kam bërë të qartë që prokuroria nuk i ka përmbushur standardet bazë të sjelljes dhe punës së vet. Prokuroria po do ta heqë mbrojtjen nga rruga e duhur. Përfundimi që kam nxjerr është se nuk është sjellje etike nga a tyre që nuk i lejohet mbrojtjes që të ketë burimet e mjaftueshme. Janë të anshëm dhe partizanë sa që nuk i marrin parasysh interesat e drejtësisë dhe të akuzuarve”, është shprehur Emerson.

“Prokuroria thjeshtë nga entuziazmi për projektin e tyre kanë humbur objektivin e funksionin kryesor. Smith po thotë se prokuroria po krijon situatë ku mbrojta nuk ka nevojë të di për akuzat e ngritura deri tre muaj para gjykimit. Prokuroria e ka politikë ta pengojë mbrojtjen, në mbrojtjen e klientëve të vetë”.

“Që tre muaj janë të mjaftueshëm për ta bërë gjykimin është i gabuar. Ju keni frenat në dorë, gjyqtar, dhe mund ta frenoni prokurorinë. Prokuroria e ka politikë që të vonojë sa më shumë dhënien e të gjitha materialeve që të mos i lejojë mbrojtjes që të përgatitet deri tre muaj para gjykimit”.