Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëri e planifikuara. Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milionë euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milionë euro të mbledhura më shumë.
Trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktoj objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim.