Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
Kjo e fundit dhe Thaçi ishin të përfolur shumë këto ditë në media rreth keqkuptimit të (mos) njohjes nga Xhamajka
“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Washington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në Facebook.