Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 74 pacientë me COVID-19. 56 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe katër pacientë janë në respirator (CPAP).
“213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Shtatë lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pesë normale dhe dy me prerje cezariane. Janë lindur shtatë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.
295 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,660 analiza.